Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar deputetët që të mos shkojnë në pushime verore pa i përfunduar të gjitha projektligjet që janë në pritje për tu miratuar nga ana e Kuvendit.
Këtë paralajmërim,Veseli e ka dhënë në sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe në mbledhjen që ka zhvilluar me kryetarët e komisioneve parlamentare.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Telegrafit brenda këtij takimi.
“Asnjë deputet nuk mund të shkojë në pushime verore pa u përfunduar të gjitha projektligjet që janë në procedurë parlamentare. Prandaj ju kërkoj që t’i kryeni punët”, ka porositur Veseli deputetët. /Telegrafi/