Site icon Telegrafi

Veseli: Pamjet e dhunës ndaj të miturës ishin tmerruese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj dhunës tek vajza e mitur nga Rahoveci.

Veseli këtë ngjarje e ka quajtur të papranueshme dhe tmerruese.

“Pamjet e dhunës ndaj një vajze të mitur në Rahovec ishin tmerruese. Pamje të tilla nuk duhet t’i shohim më kurrë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë demokratike. Drejtësia duhet sa më shpejt të veprojë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version