Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar veprën e njërit prej luftëtarëve të parë dhe organizatorëve të UÇK-së, Ilir Konushevcit, në 18 vjetorin e rënies.
“Në këtë ditë, përkujtojmë rënien e njërit prej luftëtarëve të parë dhe organizatorëve të UÇK-së, Ilir Konushefcin. Në historinë tonë, në mendjet dhe zemrat tona, do të jetë i paharrueshëm kujtimi për veprën e tij, në shërbim të atdheut dhe lirisë së Kosovës. K.V”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/