Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të organizoj syfyr dhe iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai do të nderojë përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të medresesë dhe personalitete të ndryshme të besimit islam në Kosovë.
“Për nder të muajit të shenjt të Ramazanit, kryeparlamentari Kadri Veseli do të organizoj një syfyr në qytetin e Prizrenit më 1 qershor, ndërsa në të njëjtën ditë do të organizojë edhe një iftar në Prishtinë për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të medresesë dhe personalitete të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli për Kosovapress.
Veseli për çdo vit ka organizuar aktivitete të ndryshme në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa njihet si personalitet publik që mbështet aktivitete të ndryshme të të gjitha bashkësive fetare në Kosovë. /Telegrafi/