Site icon Telegrafi

Veseli: Opozita të marrë përgjegjësitë për vendin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë serish thirrje për arritjen e konsensusit për dialogun, duke tërhequr vërejtjen se Serbia është duke përfituar nga mungesa e qasjes së duhur në këtë proces.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjes së mediave nëse do të jetë pro që në krye të delegacionit të jetë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

“Unë ka muaj që thërras për konsensus. Jo vetëm opozita, por edhe një pjesë, duhet e gjithë opozita t’i bashkëngjitet përgjegjësisë së vet për vendin. Për vetë faktin se Serbia është duke kërkuar favor. Serbia dhe Vuçiqi janë duke përfituar nga kjo qasje e Kosovës. Është hera e parë që Kosova nuk i thotë po dialogut. Çdo herë Serbia i ka thënë jo dialogut, çdo herë ka humb”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje të ketë debat parlamentar për dialogun, që në këtë mënyrë të ketë një qëndrim të qartë.

Sipas tij, në momentin që do të arrihet konsensusi ndërmjet partive politike, do të votohet edhe delegacioni që do të merr pjesë në dialogun me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version