Site icon Telegrafi

Veseli: Opozita erdhi ta pengojë mbledhjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se opozita kishte shkuar në takim me qëllim ta pengojë mbledhjen e Kryesisë.

Veseli tha se Rregullorja e Kuvendit do të respektohet me përpikëri dhe sipas tij e mira do të ishte nëse do të ketë konsensus në mes partive politike .

Kryetari i Kuvendi tha se pozita ka propozuar se seanca të vazhdojë të enjten e ardhshme, ndërsa opozita ishte për të hënën.

Kryeparlamentari tha se mbledhja e ardhshme e Kryesisë do të thirret shumë shpejt.

Exit mobile version