Telegrafi

Veseli: Nuk i shkova në takim Hotit, sepse ftesa e tij nuk ishte serioze

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka treguar pse nuk i shkoi në takim kryeministrit Avdullah Hoti.

Veseli në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk refuzon ftesat zakonisht por sipas tij mënyra se si kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar takimin ka qenë jo e rregullt

“Ne nuk refuzojmë takime sidomos kur kanë të bëjnë me interesin e  vendit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i PDK-së thotë se kjo parti ka pranuar më parë një ftesë nga Albin Kurti pasi ky i fundit e bëri ftesën me shkrim dhe në mënyrë të rregullt për dallim nga pasuese i tij Avdullah Hoti.

“Nuk kamë bërë ndonjë hakmarrje ndaj LDK-së. Nuk punojë në politikë me revanshizma. Ftesat nuk bëhen nga studiot televizive dhe sa për të thënë. Ftesa e Hotit nuk ka qenë serioze”, tha ndër të tjera Kadri Veseli./Telegrafi/