Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për agjërimin, duke postuar një fotografi ku shihet se bënë iftar bashkë me prindërit e tij.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është mirënjohës ndaj sakrificave të prindërve.
“Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit. Ne jemi mirënjohës për sakrificat e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij! Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!, ka shkruar Veseli.