Site icon Telegrafi

Veseli: Nuk është mirë as t’i gëzohemi e as t’i frikësohemi Gjykatës Speciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka theksuar se para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës është paraqitur një sfidë e madhe lidhur me Gjykatën Speciale.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, ku ka thënë se nuk është mirë që askush të ‘shashtriset prej gëzimit’ për themelimin e kësaj gjykate, por sipas tij, njëkohësisht askush nuk është mirë që të frikësohet prej saj.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe liria e Kosovës është më e gjerë se kjo gjykatë. Nuk besoj se ka bashkëluftëtar të UÇK-së që frikësohet prej Speciales”, ka shtuar Veseli.

“Ajo çfarë na dallon ne si parti nga të tjerët, është aftësia dhe guximi për të bërë shtetin. Reformat që do të bëhen në parti, do të jenë në të gjitha nivelet. Reformat janë interes strategjik i PDK-së. Këto reforma nuk do të bëhen për të gjetur fajtorët, por për të gjetur zgjidhje. Ne nuk mund të ecim përpara pa i sanuar defektet që kanë qenë në ne, të cilët kundërshtarët politik i kanë shfrytëzuar, duke krijuar tregime të rrejshme. Do të angazhohemi të gjithë bashkërisht t’i largojmë këto defekte”, ka shtuar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version