Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar Luan Haradinajn në 22 vjetorin e rënies, Artim Jasharin në 21 vjetorin e rënies ndërsa Fehmi Aganin në 20 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.
Me këtë rast Veseli për të tretë ka shkruar se kanë rënë në një datë por kanë një qëllim, lirinë e Kosovës.
“Luan Haradinaj, Fehmi Agani, Artim Jashari. Një datë, tri rënie, një qëllim: Liria e Kosovës!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/