Site icon Telegrafi

Veseli ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vdekjen e nënës së tij.

Veseli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutet që Rama ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme.

“Ngushëllimet më të thella Kryeminsitrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version