Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci, në Brezovicë.
Përmes rrjetit social Facebook, Veseli ka thënë se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit është tejet pikëllues.
“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë.
Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/