Site icon Telegrafi

Veseli ngushëllon homologun e tij amerikan, Paul D. Ryan

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Paul D. Ryan, dhe nëpërmjet tij gjithë popullin amerikan, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, për pasojë të të cilit humbën jetën dhjetëra persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Me rastin e aktit terrorist që ndodhi dje në Orlando, SHBA, në emër të Popullit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Në këto çaste të rënda për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju siguroj që Kosova dhe qytetarët e saj bashkëndjejnë me dhimbjen e tyre, të këtij populli mik dhe përkrahësi të madh të shtetit tonë. Ne do të jemi përkrah jush në luftën e përbashkët kundër së keqes. Në këto çaste pikëllimi për vendin tuaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës u bashkohet lutjeve Tuaja që të prehen në paqe, të gjithë ata që humbën jetën gjatë këtij sulmi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Veseli.

Exit mobile version