Site icon Telegrafi

Veseli ngushëllon familjen Çapriqi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëllua familjarët dhe miqtë për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi.

Në ngushëllimin e Veselit mes tjerash thuhet “Si profesor universitar, intelektual i angazhuar e poet, Çapriqi dha kontribut të rëndësishëm në proceset e avancimit politik e kulturor të shoqërisë sonë”

Profesori Çapriqi ka vdekur mbrëmë në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër

Ngushëllimi i Veselit:

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi. Si profesor universitar, intelektual i angazhuar e poet, Çapriqi dha kontribut të rëndësishëm në proceset e avancimit politik e kulturor të shoqërisë sonë. Ky është kujtimi për të, që do të mbetet përgjithmonë, në memorien e të gjithë atyre që e njohën, bashkëpunuan e mësuan prej tij. /Telegrafi/

Exit mobile version