Kryetari i Kuvendit të Kosovës në largim dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmit të mbrëmshëm në “Manchester Arena” me të përfunduar koncerti i këngëtares amerikane, Ariana Grande.
“Jam i tronditur nga lajmi për sulmin barbar në #Manchester. Ngushëllime familjes, ne lutemi për ju dhe për më të dashurit tuaj. Terrorizmi nuk mund të fitojë, nuk do të fitojë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Twitter.
Mediet britanike raportojnë për 22 të vdekur dhe 59 të plagosur. /Telegrafi/
I'm devastated by the news of attack in #Manchester. Condolences to families, we pray for you & beloved ones. Terrorism can't, won't win.
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) May 23, 2017