Telegrafi

Veseli ngjitet në shtegun Via Ferrata – Panorama skaj Lumbardhit në Prizren

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, këtë të shtunë, është ngjitur në shtegun Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren.

Përmes llogarisë në Facebook, Veseli ka ftuar të gjithë që ta shijojnë këtë atraksion bjeshkatar dhe këtë pjesë të bukur të Kosovës.

‘’Sot provova kënaqësinë e një aventure të re të ngjitjes shkëmbore në një ndër vendet më të bukura të Kosovës. Me udhëzimet e Taulantit dhe Denit, përjetova adrenalinën dhe përvojën e jashtëzakonshme të ngjitjes së shtegut Via Ferrata Panorama skaj Lumbardhit, në Prizren”.

“Pamje magjepsëse e atraksion bjeshkatar që duhet përjetuar nga secili dhe si ftesë për t’i vizituar sa më shumë këto bukuri të rralla të Kosovës”, ka shkruar Veseli, njofton Telegrafi.