Site icon Telegrafi

Veseli nga Rogova e Hasit: Do ta çlirojmë shoqërinë nga korrupsioni dhe nepotizmi

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar gjatë ditës në Rogovë të Hasit.

Veseli në një takim me qytetarët ka folur rreth luftimit të korrupsionit.

“Rogova e Hasit ishte gjithmonë pjesë e betejave tona të mëdha. Këtu e kishim një prej bazave më të mëdha të UÇK-së, me të cilën i krijuam shtigjet e luftës. Edhe 20 vjet pas jemi sërish bashkë, por këtë radhë në luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne do ta çlirojmë shoqërinë tonë prej kësaj të keqeje të madhe, duke u dhënë më shumë autoritet vetë qytetarëve, të cilët do të jenë bashkëluftëtarët tanë kryesorë edhe në këtë betejë të re”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Veseli ka shtuar se ” një prej komponentëve të Planit Kundër Korrupsionit është edukimi kundër korrupsionit, me të cilin synojmë të rrisim vetëdijen kolektive për dëmet që sjellë, por edhe ta stimulojmë adresimin e rasteve korruptive nga vetë qytetarët”./Telegrafi/

Exit mobile version