Telegrafi

Veseli nga QKUK-ja, vazhdon të zotohet në luftimin e korrupsionit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot repartin e kardiokirurgjisë në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tash kemi shërbime më të shpejta, më efikase e cilësore, me pajisje shumë moderne.

Postimi i plotë:

Sot takova shumë punëtorë shëndetësorë në ambientet e kardiokirurgjisë në QKUK, e cila është model i luftës kundër korrupsionit dhe dëshmi e reformës së madhe në shëndetësi. Tash kemi shërbime më të shpejta, më efikase e cilësore, me pajisje shumë moderne.
Milionat e kursyera nga lufta kundër korrupsionit në shëndetësi i kemi investuar në infrastrukturë, në blerje të pajisjeve të reja dhe në shërbime 24 orë. Shembulli i sektorit të shëndetësisë dëshmon se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e drejtë, por ajo sjellë edhe përfitime të vazhdueshme.
Lufta kundër korrupsionit nuk fitohet për një ditë. Por, me shëndetësinë mund të dëshmojmë se suksesi në këtë luftë na mundëson që të ndërtojmë një të ardhme më të mirë! /Telegrafi/