Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka pasur një takim me krushjanët, ku ka bashkëbiseduar për Planin Kundër Korrupsionit dhe atë për zhvillimin ekonomik.
Veseli ka thënë se krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, thuhet në njoftimin për media.
“Në Krushën e kujtesës kombëtare dhe mendimtarit të lirisë, Ukshin Hoti, në një bashkëbisedim të frytshëm me banorët për Planin Kundër Korrupsionit dhe zhvillimin e ekonomisë.
Krushjanët janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen time do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit është përparësia jonë kryesore, prandaj jetësimi i planit tonë do ta sjellë ndryshimin dhe do ta zhvillojë ekonominë, duke mbajtur rininë këtu.
Shpërndajeni në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ata që me punën e tyre po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/