Site icon Telegrafi

Veseli nga Ferizaji: PDK-ja është e vetmja që prioritet e ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se njerëzit e dëshmuar të PDK-së i kanë marrë vendimet më të mëdha për shtetin dhe qytetarët, si dhe i kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për popullin dhe vendin tonë.

Sipas tij, PDK-ja tash është partia e vetme që prioritet e ka sfidën më të madhe të shtetit: luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

“Ferizaji vazhdon rrugëtimin me Partinë Demokratike të Kosovës. Njerëzit e dëshmuar të PDK-së i kanë marrë vendimet më të mëdha për shtetin dhe qytetarët, si dhe i kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për popullin dhe vendin tonë.

Partia Demokratike e Kosovës i ka ndërtuar autostradat më moderne në rajon, kurse tash po e rimëkëmbim bujqësinë, shëndetësinë dhe po e forcojmë drejtësinë. Po ashtu, po i mbështesim edhe të rinjtë dhe inovatorët për të qëndruar në Kosovë, bashkë me ne, që ta ndërtojmë të ardhmen.

Ne jemi e vetmja parti që prioritet e ka sfidën më të madhe të shtetit: luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit. Ne marrim përgjegjësi dhe ia dalim. Shpërndajeni!”, ka shkruar ai.

Exit mobile version