Telegrafi

Veseli nënshkruhet në librin e zisë për George W.H. Bush

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar të martën pasdite në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Pak orë para nisjes për vizitë zyrtare në SHBA, kryeparlamentari Veseli ka qëndruar në Ambasadën Amerikane, ndërsa përveç bisedave me zyrtarët amerikanë në Prishtinë, ai është nënshkruar edhe në librin e zisë për vdekjen e ish presidentit George W. H. Bush. /Telegrafi/