Site icon Telegrafi

Veseli në Vushtrri: Prodhuesve do t’ua subvencionojmë deri në 80% interesin e kredive

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas Mitrovicës, ka vizituar edhe Vushtrrinë, ku ta takuar qytetarë të kësaj komune.

Veseli ka thënë se çdo prodhuesi që merr kredi për prodhim dhe eksportim të produkteve “Made in Kosova”, në qeverisjen e tij do u subvencionohet interesi i kredisë deri në 80 për qind.

Ai ka thënë se do t’i rrisin edhe më shumë investimet në bujqësi, që njerëzit e vyeshëm të kësaj ane të vazhdojnë t’i punojnë tokat bujqësore.

“Vushtrria dhe banorët e saj, kudo nëpër lagje dhe fshatra, janë të rreshtuar përkrah Partisë Demokratike të Kosovës.

Çdo prodhuesi që merr kredi për prodhim dhe eksportim të produkteve “Made in Kosova”, në qeverisjen time do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind. Po ashtu, do t’i rrisim edhe investimet në bujqësi, që njerëzit e vyeshëm të kësaj ane të vazhdojnë t’i punojnë tokat bujqësore dhe, çfarë është shumë e rëndësishme, do ta bëjmë edhe sigurimin e produkteve bujqësore.

Për t’i zvogëluar dallimet ndërmjet fshatrave dhe qyteteve, si kryeministër do t’i kushtoj rëndësi shumë të madhe edhe zhvillimit të zonave rurale. Banorëve të këtyre zonave do u sigurojmë edhe qasje më të mirë në tregjet e shitjes me asfaltimin e 500 kilometrave rrugë rurale.

Shpërndajeni për t’i përkrahur njerëzit e vyeshëm të Kosovës! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version