Site icon Telegrafi

​Veseli në Vushtrri dhe Mitrovicë: Kosova është një dhe e pandashme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtarë të Kryesisë Qendrore, ka takuar strukturat partisë në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Ai në këto takime ka folur për situatën politike nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat me pandeminë.

Siç njofton KP, Veseli tha se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

 

Exit mobile version