Site icon Telegrafi

Veseli në takim lamtumirës me ambasadorin Reichel

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim lamtumirës të dërguarin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Evropën juglindore, ambasadorin Ernst Reichel, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat e saj dhe për marrëdhëniet që Kosova dhe Gjermania kultivojnë midis tyre.

Veseli falënderoi ambasadorin Reichel për mbështetjen e gjithanshme që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat dhe shtroi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, sidomos në rrafshin ekonomik.

Ai e njoftoi diplomatin gjerman për gjendjen në Kosovë dhe hapat që institucionet e vendit kanë ndërmarrë në shumë fusha.

Reichel, nga ana e tij, konfirmoi përkushtimin e plotë të Berlinit zyrtar dhe të tij personal, për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit e të integrimit euro-atlantik.

Reichel gjendet në përfundim të mandatit të tij si i deleguar i Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën juglindore. Duke e falënderuar për kontributin e tij të deritashëm, Veseli i uroi diplomatit gjerman suksese në aktivitetin e mëtutjeshëm diplomatik.

Exit mobile version