Telegrafi

Veseli: Në Reçak nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë

Për kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë.

“Janari ka një simbolikë të jashtëzakonshme në historinë e popullit tonë. Është muaji i sakrificave të mëdha, i rënieve të mëdha. Është muaji i krenarisë dhe lavdisë për popullin tonë. Është edhe muaji i Reçakut, fshatit martir që u bë simbol i sakrificës dhe rezistencës kosovare në sytë e gjithë njerëzimit. E vërteta e Reçakut kapërceu kufijtë e shteteve, kapërceu kontinentet dhe preku ndërgjegjen e njerëzimit. Kështu, një fshat i vogël u kthye në pikë kthese për historinë e Kosovës dhe atë botërore. Në Reçak, nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/