Site icon Telegrafi

Veseli në Prizren: Vlerat e Ramazanit janë të shenjta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë sonte për iftar në Prizren ku ishin të pranishëm qytetarë, përfaqësues të Bashkësisë Islame, familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së.

Duke folur pra të pranishmëve në këtë iftar, kryeparlamentari Veseli ka thënë se vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi.

“Me përfaqësues të Bashkësisë Islame, familje të dëshmorëve, veteranë dhe qytetarë të Prizrenit, sonte në iftar të përbashkët. Vlerat e Ramazanit janë të shenjta dhe i shenjtë është solidariteti mes njëri-tjetrit, përkrahja për njëri-tjetrin, në sfida e vështirësi. Besimi në Zot është frymëzim për humanizëm,  për paqe, tolerancë dhe mbështetje të atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, pas iftarit në Prizren. /Telegrafi/

 

Exit mobile version