Site icon Telegrafi

Veseli në Prizren vizitoi familjen e dëshmorit Mazreku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kreu i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot familjen e dëshmorit Ersan Mazreku në Prizren.

Veseli me këtë rast tha se e ardhmja e Kosovës do të jetë më e ndritur kur vlerësojmë ata që dhanë jetën për atdhe.

“Në Prizren, te familja Mazreku, e cila ia dha dëshmor Kosovës birin e saj Ersanin. Kosova është shtet i qytetarëve të saj anekënd, që i kanë dalë zot kur ka qenë më së vështiri. E ardhmja e shtetit tonë do të jetë më e ndritur, kur vlerësojmë ata që dhanë shumë për vendin”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version