Site icon Telegrafi

Veseli: Në nëntorin kuq e zi, të gjitha rrugët çojnë në Prekaz

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë sot pasdite homazhe në kompleksin memorial të UÇK-së bashkë me kabinetet qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj dhe bashk me vëllain e komandantit legjendar Adem Jashari, Rifatin, kanë vendosur kurora lulesh tek varrezatbe familjes Jashari në Prekaz.

“Në nëntorin kuq e zi të kombit tonë, të gjitha rrugët çojnë në PREKAZ”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version