Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës ku qindra banorë të kësaj ane në mënyrë organizuar i janë bashkuar PDK-së në mbështetje të Veselit për kryeministër të ardhshëm.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka falënderuar banorët e Llapashticës për besimin e dhënë për të ardhmen më të mirë për Kosovën.
“Falënderoj Llapashticën e Podujevës për mikpritjen e përzemërt dhe tubimin masiv e plot entuziazëm që organizuan gjatë mbrëmjes së sotshme. Djali i njohur i kësaj treve, Nexhmi Muçiqi, si dhe shumë burra, gra, të rinj e të reja i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Mbështetja e madhe e tyre nuk është thjeshtë një shtysë për PDK-në por garanci për arritjen e suksesit në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Vetëm nëpërmjet kësaj lufte do mund ti japim fund emigrimit të të rinjve tanë duke zhbllokuar mundësitë që ata kërkojnë”, ka shkruar Veseli.