Site icon Telegrafi

Veseli në Drenas, prezantoi kandidatin për kryetar Komune, Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të mërkurën pasdite, anëtarët e Kryesisë së Degës së PDK-së në Komunën e Drenasit, dhe me këtë rast është prezantuar kandidati i PDK-së për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci. 

Sipas kumtesës së lëshuar nga PDK, anëtarët e Kryesisë së PDK-së i dhanë mbështetje unanime kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci dhe ofruan përkrahje pa rezervë në procesin zgjedhor.

Kryetari i PDK-së, Veseli ftoi të gjitha strukturat e partisë në Drenas që të punojnë së bashku dhe ditëve në vijim të përgatisin agjendën e aktiviteteve mobilizuese për aktivitetet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit që mbahen më 4 dhjetor 2016. 

Në këtë mbledhje të Kryesisë, ku i pranishëm ishte edhe kryetari Veseli, u bë edhe zgjedhja e Shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të komunës, Ramiz Lladrovci. 

Me këtë rast, kandidati për kryetar të komunës,  Lladrovci falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë, kryetarin e deritashëm të komunës, Nexhat Demaku dhe strukturat tjera partiake për mbështetjen e kandidaturës së tij. Ai u zotua se do të punojë afër me të gjithë për të përgatitur gjatë ditëve në vijim agjendën e fushatës zgjedhore dhe programin zgjedhor, thuhet në kumtesë.

Lladrovci theksoi se së bashkë me strukturat e partisë dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Drenasit. Ai tha se do të punojë me përkushtimin maksimal që PDK-ja të vazhdojë edhe më fuqishëm qeverisjen në komunën e Drenasit, pasi sipas tij, PDK-ja është subjekti i vetëm që ofron alternativë zhvillimore për Drenasin dhe gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version