Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka takuar anëtarët e Shoqatës kosovaro-austriake.
Sipas Veselit, gjatë takimit është diskutuar rreth mundësisë së fuqizimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e investimeve por edhe në fushat tjera.
“Republika e Kosovës si shtet i ri, disponon me shumë potenciale, ka po ashtu një rini të përgatitur për tregun e punës”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/