Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nderuar ushtarët amerikanë të vrarë gjatë luftërave duke vizituar varrezën nacionale në Arlington të SHBA-ve.
“Gjatë shekullit të shkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fuqinë dhe vizionin e tyre, gjithandej botës mbrojtën lirinë e popujve, duke mposhtur fillimisht fashizmin e pastaj edhe komunizmin, dy ideologji tiranike dhe antinjerëzore.
Pjesë e kësaj historie madhështore është edhe çlirimi i Kosovës në vitin 1999” ka thënë Veseli në Facebook.
Ai ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në ballë të luftës për të mposhtur një kërcenim po aq brutal ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut, kërcënimin terrorist”.
“Nderim të përjetshëm këtyre burrave e grave që dhanë jetën e tyre për një botë më të sigurt dhe më të lirë”, ka përfunduar kreu i Kuvendit.