Site icon Telegrafi

Veseli: Ndarja e Kosovës kurrë nuk do të ndodhë, ndarja është tradhti kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur spekulime pohimet për ekzistimin e marrëveshjes sekrete për ndarjen e Kosovës.

Ai iu ka kundërpërgjigjur akuzave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për një marrëveshje sekrete në Shtëpinë e Bardhë, e cila pret nënshkrimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ideja se ka marrëveshje sekrete për ndarjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë është kulmi i budallallëkut të kryeministrit. Ndarja kurrë nuk do të ndodhë, ndarja është tradhti kombëtare”, u shpreh Veseli në rtk.

Veseli ka mohuar të ketë ngërç politik në vend, si pasojë e insistimit të Vetëvendosjes për zgjedhje të reja, pasi Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën e saj.

Exit mobile version