Site icon Telegrafi

Veseli i ndan mirënjohje Halil Kastratit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim humanistin Halil Kastrati.

Për kontributin e veçantë në bamirësi, Veseli i ka ndarë Kastratit edhe një mirënjohje.

“Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi”, shkroi Veseli në Facebook.

Exit mobile version