Site icon Telegrafi

Veseli: Naim Ismajli do ta vazhdojë punën e mirë për qytetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar sot në Shtime për të takuar asambleistët dhe strukturat e partisë në këtë qytet.

Duke i falënderuar ata për angazhimin në raudin e parë, Veseli ka thënë se Naim Ismajli, do të vazhdojë punën e mirë që ka bërë në këtë qytet.

“Më 22 tetor, qytetarët e komunës së Shtimes dëshmuan bindjen e tyre së Naim Ismajli nuk është një politikan i zakonshëm, por një lider që do të punojë dhe do të japë rezultate për të gjithë shtimjanët.

Edhe sot i falënderova të gjithë kandidatët për Kuvendin Komunal dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Shtime për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm drejt fitores së madhe, e cila do të vuloset më 19 nëntor”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Exit mobile version