Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të presidentit Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt.
Veseli ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet me Haxhi Thaçin, babain e presidentin Thaçi.
“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/