Site icon Telegrafi

Veseli: Me mua kryeministër, bashkatdhetarët nuk do të paguajnë policat e sigurimeve kur vijnë në Kosovë

Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në pikën kufitare në Merdare.

Aty Veseli ka takuar një bashkatdhetar i cili po hynte në Kosovë.

Veseli ia ka shpjeguar atij pjesën e programit të PDK-së për mbulimin e gjitha shpenzimeve të policave të sigurimeve për bashkatdhetarët kur të vijnë në Kosovë.

“Diaspora më së shumti ka kontribuuar bashkërisht për ta mbajtur Kosovën në vitet më të rënda. Unë dëshiroj ta them këtë përmes jush që patëm fatin me ju taku. Për çdo bashkatdhetar e kemi ulë 50 për qind pagesën për policat e sigurimeve, por tash në qeverisjen e ardhshme do ta largojmë gjithë pagesën. Faleminderit shumë edhe nga doganierët për punën e tyre”, tha Veseli.

Bashkatdhetari e ka falënderuar Veselin për këtë iniciativë dhe për gjithçka që ka bërë për qytetarët kosovarë në diasporë.

Exit mobile version