Site icon Telegrafi

Veseli: Mos të krijojmë paqartësi në këtë tragjedi

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa duke folur për tentimin për seancë të jashtëzakonshme për vdekjen Astrit Deharin, tha se nuk është e ndershme që me tragjedi të tilla të krijohen situata paqartësie.

Ai tha se nuk ka qenë në dijeni për nënshkrimet e deputetëve, ndërkaq sipas tij, deputetët kanë liri absolute për dhënien ose mosdhënien e nënshkrimeve.

Sipas tij, përfaqësuesit e VV vetëm kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit por nuk kanë hyrë në mbledhjen e kryesisë për t’i shqyrtuar brengat që kanë. /Telegrafi/

Exit mobile version