Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar 70 vjetorin e themelimit të gjimnazit “Frang Bardhi”.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Mitrovica sot përkujton 70 vjetorin e themelimit të gjimnazit “Frang Bardhi”.
Nga e tërë Kosova shkuam që ta përkujtojmë këtë vatër të dijes, që nga gjiri i saj nxori shumë doktor, inxhinier, mësues e profesor.
Ky gjimnaz mban emrin e një heroi të veçantë, i cili në kohët më të vështira e kultivoi gjuhën shqipe.
Mitrovica gjithmonë do të mbahet mend si vend i dijes, punës dhe sakrificës për ta shtyrë Kosovën përpara”. /Telegrafi/