Site icon Telegrafi

​Veseli mirëpret zhbllokimin e fondeve të MCC-së, akuzon Kurtin dhe këshillon Hotin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur lajm të mirë zhbllokimin e fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën.

Veseli ka thënë se Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.

“Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cenoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tone. Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.

Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version