Site icon Telegrafi

Veseli: Marrëveshja e Dejtonit i dha fund iluzionit se mund të fitonim lirinë pa armë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të mërkurën se Marrëveshja e Dejtoni, e cila ndali luftën e përgjakshme në Bosnjë- Hercegovinë bëri me dije se nuk mund të arrinim lirinë e pavarësinë pa luftuar.

Ai tha se ishte dalja në skenën politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta e saj heroike, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar dhe i hapi rrugën çlirimit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“21 vite më parë u nënshkrua me ndërmjetësim ndërkombëtar Marrëveshja e Dejtonit, e cila ndali luftën e përgjakshme në Bosnjë- Hercegovinë. Lënia mënjanë e çështjes së Kosovës në këtë marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm shkaktoi zhgënjim të thellë por i dha fund çdo iluzioni se ne mund të arrinim ndonjëherë lirinë e pavarësinë pa marrë armët. Ishte dalja në skenën politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta e saj heroike, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar dhe i hapi rrugën çlirimit të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version