Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka deklaruar se është vetëm një e vërtetë për luftën e UÇK-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë.
“Ka veç një të vërtetë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Luftë e drejtë në qëllim dhe veprime. Prandaj, nga sfida e Gjykatës Speciale do të dalim faqebardhë”, ka shkruar Veseli.
Gjithashtu Veseli theksoi se lufta e shenjtë do të mbrohet nga Samiu e Remi, epo ashtu nga cilido pjesëtar i UÇK-së që do të kërkohet, transmeton Telegrafi.