Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se vetëm një luftë e pa-kompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.
Veseli në një postim në llogarinë e tijë në Facebook, ka shkruar se aktivistëve të Rinisë Demokratikë në Kaçanik dhe Ferizaj u ka premtuar se do t’iu sigurojë hapësira dhe mundësi që rinia i meriton brenda vendit.
“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”, ka shkruar Veseli në Facebook./Telegrafi/