Site icon Telegrafi

Veseli, Listës serbe: Kosova është shtet, s’ka me hy pa leje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar sot në Kuvend pas fjalimit të deputetit serb, Sasha Millosavlljeviq lidhur me operacionin e Policisë në veri, të cilën e quajti brutal.

Veseli pas kësaj deklarate të Millosavlljeviq tha se turp është me hy në Kosovë pa leje dhe mos me marrë përgjegjësi për këtë.

Kryetari i Kuvendit deputetëve të Listës serbe iu tha se kjo nuk do të tolerohet.

“Ky është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të veprojmë”, tha Veseli.

Ndryshe, para reagimit të Veselit, deputeti nga Lista serbe foli për ngjarjet e së hënës në veri.

Millosavlljeviq tha se veprimi i Policisë së Kosovës të hënën në veri ishte brutal. Sipas Millosavlljeviqit, është turp që askush nga kolegët në Kuvend nuk i kanë pyetur si janë.

Ai tha se gjatë atij me Marko Gjuriqin kanë folur për gjendjen e sigurisë, stabilitetin dhe paqen.  /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version