Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar luftëtarët e UÇK-së, të rënë në betejën e Likoshanit dhe të Qirezit, 22 vite më parë.
Veseli në postimin e tij në Facebook, ka vlerësuar se 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë.
Ai ka thënë se kjo ditë, është dita ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë.
“Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. 28 shkurti i vitit 1998 është i shkruar me gjak dhe sakrificë. Është dita prej ku nisi frymëzimi për luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona për të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/