Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se seanca e ardhshme do të mbahet të premten ku do të jetë pikë e veçantë projektligji për Trepçën.
Ai u shpreh i sigurt se ky projektligj do të kalojë. “Ligji për Trepçën do të kalojë është në interesin e minatorëve dhe të vendit”, tha Veseli.
Përpos kësaj, Veseli ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Kreu i Kuvendit tha se Demarkacioni do të procedohet e do të votohet shumë shpejt.
Ndërsa pas mbledhjes së Kryesisë Veseli tha se janë në ethe të pritjes për ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë me Kroacinë më 6 tetor në Shkodër.