Site icon Telegrafi

Veseli: Ligji për gjuhën shqipe në Maqedoni i kontribuon forcimit të demokracisë 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përgëzuar Kuvendin e Maqedonisë për votimin e Ligjit për gjuhën shqipe.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se miratimi i këtij ligji do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet.

Lexo po ashtu Miratohet Ligji për gjuhët në Maqedoni

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombësit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”. /Telegrafi/

Exit mobile version