Telegrafi

Veseli lë anash pak politikën, drekon me gruan në qytet (Foto)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, edhe pse ditëve të fundit është jashtëzakonisht i angazhuar me fushatën për “Fillimin e Ri”, ai sot ka gjetur kohë që të kalojë pasditen me bashkëshorten e tij, Violeten.

Veseli është parë me bashkëshorten e tij Violeten në një nga kafeteritë e Prishtinës duke ngrënë drekë.

Vlen të theksohet se Kadri Veseli pas nënshkrimit të koalicionit me AAK-Nisma, ka hequr dorë nga kandidimi i tij për kryeministër duke ia lënë një gjë të tillë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.