Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ka thënë se në këtë mbledhje u morën disa vendime të brendshme.
“Kishim një mbledhje të kryesisë lidhur me disa vendimmarrje të brendshme që kanë të bëjnë me disa delegacione të Kuvendit të Kosovës. Kuvendi po e realizon agjendën e vet. Po presim që të vie edhe buxheti në mënyrë që të përfundojmë pjesën e këtij sezoni”, ka thënë Veseli.
Ai tutje ka shtuar se është shumë i sigurt që Kosova mund të ecë shumë më shumë përpara sidomos në luftimin e krimit të organizuar. /Telegrafi/