Site icon Telegrafi

Veseli: Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën botërore të lirisë së shtypit tha se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme.

Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët.

“Zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë. Këtë vlerë do ta mbrojmë e promovojmë”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version